100 zjarrfikës në terren, del jashtë kontrollit zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, kanë dalë jashtë kontrollit. Pavarësisht se në terren janë gati 100 punonjës të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.

Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor.

Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe deri tani përllogaritet se janë djegur rreth 900 hektarë pyje dhe kullota.

Sipas drejtuesve lokalë ndërhyrja nga ajri shikohet si e vetmja mundësi për të ndaluar përparimin e flakëve drejt zonave me bimësi më të lartë. Sakaq vatra zjarri janë shfaqur edhe në bashkitë e Lushnjës dhe të Selenicës, por falë ndërhyrjeve në kohë të reparteve zjarrfikëse kanë mundur të vihen nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Të tjera

Lajme

Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq

Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet

Aktuale

Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit

Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe