Më 7 tetor, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.
Që nga marrja e këtij vendimi, ende asnjë studentë nuk është pajisur me mjetet e ndara nga Qeveria në detyre.
Se kur pritët të dalin këto shtesa, nga Ministria e Financave kanë dhënë detaje.
Afati për aplikimin e studentëve për shtesën prej 100 euro mbetet i hapur deri më 31 tetor, ka bërë të ditur për “Front Online” Ministria e Financave.
“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.
“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.
Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.



Të tjera
Aktuale
Buxheti i Prishtinës/ Murati i ofron zgjidhje Ramës
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran
Aktuale
MASHTI: Veç në Prishtinë nuk është mbajtur mësimi, orët e humbura do të zëvendësohen
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe
Aktuale
Pa u formuar qeveria e pa shumicë paralamentare VV cakton për nesër seancë
Nga ora 14:00 është caktuar seanca