100 euro për studentët, Ministria e Financave tregon kur do të ekzekutohen

Më 7 tetor, Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

Që nga marrja e këtij vendimi, ende asnjë studentë nuk është pajisur me mjetet e ndara nga Qeveria në detyre.

Se kur pritët të dalin këto shtesa, nga Ministria e Financave kanë dhënë detaje.

Afati për aplikimin e studentëve për shtesën prej 100 euro mbetet i hapur deri më 31 tetor, ka bërë të ditur për “Front Online” Ministria e Financave.

“Aplikimi për përfitimin e shtesave prej 100 euro për studentë është i hapur deri më 31 tetor, në mënyrë që të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të kenë mundësinë të aplikojnë”, thuhet në përgjigje.

Nga kjo ministri është bërë e ditur se komisioni tashmë po shqyrton aplikimet e pranuara, e pagesat do të realizohen me faza pas përfundimit të procesit.

“Komisioni është në proces të shqyrtimit të aplikimeve dhe mjetet do të ekzekutohen me faza pas shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e MF-së.

Sipas vendimit të kabinetit qeveritar, 20 milionë euro janë ndarë për mbështetjen e studentëve bazuar në distancën nga vendi i banimit tek ai ku studiojnë. Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë ndarë për një shtesë prej 100 eurosh për të gjithë studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Të tjera

Lajme Opinione Uncategorized

The Washington Post: Armëpushimi krijoi dy Gaza. Njëra do ta përpijë tjetrën. 

  Gaza ime është gati për paqe. Hamasi po përpiqet ta shkatërrojë.  Moumen Al-Natour është avokat nga Gaza, bashkëthemelues i lëvizjes “Ne duam të jetojmë” dhe ish-i  burgosur politik i Hamasit.  Armëpushimi i presidentit Donald Trump e ka ndarë Gazën në dy realitete të ndryshme, në të dy anët e  “vijës së verdhë” përtej së cilës Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë tërhequr sipas Fazës së Parë të