Zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, ka theksuar se detyra kryesore e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është interpretimi dhe garantimi i përputhshmërisë me Kushtetutë.
Ai ka bërë thirrje që aktorët politikë dhe krejt institucionet të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të mos ndërhyjnë padrejtësisht, duke përfshirë edhe përmes sulmeve personale.
“Është detyrë e të gjithë aktorëve dhe institucioneve politike të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë ndërhyrjeje e padrejtë në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë sulmet personale”, ka thënë Gaon për Gazetën Express.
Gaon ka shtuar se përgjegjësia kryesore për tejkalimin e bllokadës institucionale bie mbi partitë politike, të cilat, sipas tij, duhet të shmangin këtë ngërç përmes dialogut dhe kompromiseve për të mbetur besnike ndaj karakterit demokratik dhe shumetnik të Kosovës.
“Përgjegjësia për zgjidhjen e një ngërçi politik bie para së gjithash mbi të gjitha mbi të gjitha partitë politike, të cilat mund ta shmangin ngërçin përmes dialogut dhe kompromiseve për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për të mbështetur karakterin demokratik dhe shumetnik të Kosovës”, ka përfunduar Gaon.



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Përbërja e KQZ-së reflekton numrin e Grupeve Parlamentare jo të deputetëve
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë
Aktuale
Sulmet izraelite ndaj Libanit janë ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit, thotë presidenti iranian
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,