Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje s’i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Deputeti ka vlerësuar edhe se këta të fundit janë të bllokuar në inate, në paaftësi si dhe, sipas tij, edhe në mungesë të lidershipit.
Zogaj po ashtu ka deklaruar edhe se, për zgjedhjen e kryetarit duhet marrëveshje politike, kompromis dhe vullnet.
‘‘Nuk i kanë numrat, as fuqinë politike!
Maksimumi i tyre është 57 vota, larg nga 61 që u duhen për të kaluar tutje. Për këtë duhet marrëveshje politike, kompromis dhe vullnet. Ata nuk e kanë asnjërën. Janë të bllokuar në inate, në paaftësi dhe në mungesë lidershipi’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress




Të tjera
Lajme
SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë
Lajme
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi
Ekskluzive Lajme
Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka