Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e djeshme fshatin Lloshkobare të Ferizajt, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se zjarri shpërtheu rreth orës 16:30 dhe përfshiu një hapësirë të madhe fushore e malore. Në vendin e ngjarjes ndërhynë dy ekipe të zjarrfikësve, të cilët me vështirësi tentuan të vënë nën kontroll flakët.
Një dëshmitar ka deklaruar se pak para shpërthimit të zjarrit kishte parë tre fëmijë, të moshës 10-13 vjeç, dy me trotinet dhe një me biçikletë, duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke ngritur dyshime se mund të kenë lidhje me ndezjen e tij.
Pas intervenimit të Policisë, në vendin e ngjarjes dolën edhe dy ankues: F.A., rreth 56-vjeçar, menaxher i kompanisë “GreenChild”, i cili raportoi se zjarri i dogji rreth 3 hektarë mal, me një vlerë dëmi prej afro 100 mijë euro. V.A., rreth 41-vjeçar, pronar i “Berry Land”, i cili raportoi se u dogjën 5 hektarë mjedra, 4 hektarë dredhëza dhe 1 hektar me arra, të gjitha të pajisura me sistem ujitjeje dhe folia, me një dëm të vlerësuar mbi 40 mijë euro.
Në total, dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 140 mijë euro.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet procedura për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Hetimet janë në vazhdim.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga