Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e së martës një objekt afarist në Ferizaj, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale që kapin shifrën deri në 80 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani”, ku është kapluar nga flakët objekti i njohur si Autongjyrosa “Albani”, në pronësi të qytetarit Gezim Kadriu.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, Zjarrfikësit dhe KEDS-i, për të marrë situatën nën kontroll.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, zjarri është lokalizuar dhe shmangur përhapja në zona të tjera, por dëmet në objektin kryesor kanë qenë të konsiderueshme.
Sipas pronarit, vlera e humbjeve materiale llogaritet të jetë ndërmjet 70 mijë dhe 80 mijë euro, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar fizikisht.
Njësia e Hetimeve nga Stacioni Policor në Ferizaj ka dalë në vendin e ngjarjes për të nisur procedurat hetimore dhe me udhëzim të Prokurorit, është inicuar zyrtarisht rasti si “Incident Zjarri”.
Shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt teknik apo ndonjë veprim të qëllimshëm.



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar