Ministria e Infrastrukturës ka dhënë dy kontrata milionëshe për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, saktësisht për Lot 1 dhe Lot 2 të cilat ishin kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në total, vlera e kontratave për të dy lotet sillet rreth 18 milionë euro.
Për pjesën e parë të këtij tenderi, kanë ofertuar 25 kompani. Oferta më e ulët ka qenë 8 milionë e 555 mijë euro, teksa më e larta 10 milionë e 596 mijë e 119 euro.
Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “Benita Company; Asfalt Group SH.P.K; Arfa Group SH.P.K; Fortesa SH.P.K; Saba Belca”.

25 kompani kanë ofertuar edhe për pjesën e dytë të këtij tenderi. 9 milionë e 244 mijë e 309 euro ka qenë oferta më e ulët, teksa 11 milionë e 892 mijë e 274 euro.
Këtë tender e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik “Kosova Asfalt SH.P.K; EL-BAU SH.P.K; Gërlica-Company SH.P.K; Avag Group SH.P.K; Asfalt Corp. SH.P.K; Udha SH.P.K”, me çmimin e parë.
Të dy kontratat janë planifikuar të nënshkruhen sot.

Ndërkohë, kontratat për Lot 3 dhe Lot 4 janë dhënë dhe nënshkruar në korrik të këtij viti.
Për Lotin 3, vlera e kontratës është 10 milionë e 620 mijë e 889 euro, teksa tender i është dhënë grupit të operatorëve ekonomik “JOOS&KRASNIQI – BAZE SH.P.K; ILEA – GR SH.P.K; Albavia sh.p.k; BERISHA COM SH.P.K”.
Ndërkohë, kontrata në vlerë prej 8 milionë e 843 mijë e 292 euro për Lot 4, i është dhënë konsorciumit “Lika Trade SH.P.K; Lika Company SH.P.K”.
Tenderi për zgjerimin e kësaj rruge ishte hapur në korrik të vitit të kaluar. Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 45 milionë e 690 mijë euro. /Reporteri



Të tjera
Uncategorized
REL: Sharje për vota – programet mbeten në hije
Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”,
Uncategorized
Dogana zbulon barna të paligjshme në Prishtinë, sekuestron sasi të konsiderueshme
Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të
Uncategorized
Rukiqi godet pushtetin e Kurtit: Po blejnë energji elektrike që origjinën e ka në Serbi
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, në