Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit pritet të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar për Gazeta Express se ky proces do të mbahet më 3 ose 4 shtator 2025, sipas planifikimit të institucionit.
“Sipas planit të KQZ-së, tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të bëhet më 3 ose 4 shtator 2025,” ka deklaruar Elezi për Gazeta Express, duke theksuar se data dhe ora e saktë do të bëhen të ditura me kohë.
Ai ka nënvizuar se ky aktivitet do të zhvillohet në mënyrë tërësisht transparente dhe në praninë e përfaqësuesve të subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet.
“Ky aktivitet do të zhvillohet në transparencë të plotë, si dhe në praninë e përfaqësuesve të subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në këto zgjedhje,” ka shtuar ai.
Në deklaratën për Gazeta Express, Elezi ka bërë të ditur edhe datën e fillimit të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale.
“Periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë më 12 tetor, në orën 06:59,” ka theksuar ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet