Të dielën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Njëzetë e katër subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Edhe pse afati ishte hapur prej 24 nëntorit, thuajse të gjitha subjektet politike paraqitën aplikimin e tyre online në ditën e fundit, më 30 nëntor. Ndërkohë, në të njëjtën kohë partitë politike duhej të njoftonin KQZ-në për formim të koalicioneve zyrtare.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se numri i përgjithshëm i subjekteve politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e fund dhjetorit është 24.
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, KQZ kishte certifikuar 28 subjekte garuese.
“Është përmbyllur afati për subjektet politike për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe deklarim të koalicioneve nga ana e partive politike. Gjatë kësaj periudhe 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 23 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur – kanë plotësuar online formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Paralelisht me aplikimin për certifikim, është zhvilluar edhe afati për deklarim të partive politike për formim të koalicioneve”, njoftoi Elezi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione zyrtare në garën zgjedhore të 28 dhjetorit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tri parti politike: GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
Të gjitha këto subjekte politike aplikuese do të duhet që brenda një jave të dorëzojnë online listën me emrat e kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Kosova Press.
LISTA E TË GJITHA SUBJEKTEVE POLITIKE APLIKUESE
Partitë politike:
Lexo po ashtu“Zgjedhjet e reja, të domosdoshme”: Kusari-Lila do marrëveshje politike për formimin e një qeverie të përkohshme1. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
2. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
3. Kosovaki Nevi Romani Partia;
4. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
5. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
6. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
7. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
8. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
9. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
10. SRPSKA LISTA;
11. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
12. FJALA;
13. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
14. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
15. ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
16. KOSOVSKI SAVEZ;
17. NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA; dhe
18. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).
Koalicionet:
1. Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
2. Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
3. Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Iniciativat qytetare:
1. PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
2. INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.
Kandidat i pavarur:
1. NEDŹMIDIN SEJDILAR.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga