Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, ka deklaruar se vendi i tij do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një intervistë për transmetuesin publik RTCG, ai tha se ky qëndrim nuk do të ndikojë në stabilitetin e koalicionit qeverisës në Podgoricë.
“Mali i Zi njihet nga partnerët ndërkombëtarë si një vend që nxit marrëdhënie të mira fqinjësore. Prandaj, ne do ta mbështesim vendin tonë mik, Kosovën,” u shpreh Ibrahimoviq, duke shtuar se kjo përputhet me prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi dhe nuk bie ndesh me rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Ibrahimoviq foli gjithashtu për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi, duke theksuar se qëllimi i qeverisë është përmbyllja e negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026.
“Çdo gjë që Mali i Zi po bën po funksionon mirë. Të gjitha rregullat në rrugën evropiane janë të qarta dhe ne kemi marrë një angazhim”, theksoi ai, duke nënvizuar sinjalet pozitive që kanë ardhur nga Bashkimi Evropian.



Të tjera
Lajme Showbiz
Hoxha Ahmet Kalaja tregon se çka mund të hahet Ramazan dhe nuk e prish agjërimin
Hoxha Ahmet Kalaja njihet si një
Lajme
Ky është polici shqiptar që u kap nga Dogana e Kosovës me 1 milion euro në Merdare
Drejtoria e standardeve profesionale në policinë
Aktuale
SHSKUK liron nga pagesa përcjellësit e pacientëve në Klinikën e Pediatrisë dhe në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton