Në media është raportuar me burime për një koalicion të mundshëm ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) në këtë komunë.
Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar kandidatin e PDK’së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, i cili ka thënë se deri më tani s’ka asgjë konkrete.
“Me të gjitha partitë jam në bisedime, por konkrete s’kam diçka për opinion hala. Subjekti përgjithësisht, PDK-ja është në kontakte me partitë e tjera, por me të thënë të drejtën… Për momentin jemi në proces por konkrete nuk është”, ka deklaruar Shabani.
Gazeta Blic ka raportuar me burime se gjatë ditës së sotme pritet të formalizohet nënshkrimi i një marrëveshjeje koalicioni mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – dega në Dragash, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe partive të komuniteteve minoritare që veprojnë në këtë komunë.
Në balotazh do të përballen PDK’ja dhe LDK’ja, kandidati i së cilës është Bexhet Xheladini. Ky i fundit, i kontaktuar nga Gazeta Insajderi, ka deklaruar se përveç koalicionit të raundit të parë, nuk pret që të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër.
LDK’ja në Dragash ka bërë koalicion me SDU’në, parti kjo e cila kryetare është Duda Balje.



Të tjera
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Rasti i rëndë në Deçan ku vdiq një punëtor, Policia: Po hetojmë rastin
Një rast i rëndë ka ndodhur