Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj konfirmoi se vota e partisë së tij për Albulena Haxhiun nuk ka ndryshuar.
Zemaj thotë se Vetëvendosje është partia që po bllokon konsituimin e Kuvendit duke u sjell sikurse ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës për formimin e institucioneve.
“Sigurisht që do të votojmë kundër, Vetëvendosje po sillet sikur ka fituar e vetme vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Nuk mund të ketë kandidat konsensual derisa arroganca dhe mënyra se si bën politik dhe tenton kapjen e institucioneve, atëherë konsensusi është i pamundur në këtë situatë. E keni parë që kanë thënë se i kanë numrat, nuk mund të sillen gjithmonë me mashtrime dhe me populizëm, për të plotësuar egon e vet. Vullneti i qytetarëve është se asnjë parti nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave për të krijuar e vetme institucionet e Kosovës. Ne jemi konsistent me atë që kemi thënë në fillim dhe atë po e mbajmë me vullnetin e elektoratit tonë”, tha ai.
Kujtojmë se në votimet e fundit Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në votimin e kaluar ajo mori besimin e 57 deputetëve.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,