Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për incidentin fizik në të cilin u përfshi më 24 tetor, teksa ishte duke dhënë një intervistë.
Në emisionin Debat Plus, Zemaj ka thënë se ngjarja ka qenë e papritur dhe e padëshiruar, duke theksuar se një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë në jetën publike e as politike të vendit.
“Hera e parë në jetën time politike që më ndodh një gjë e tillë. Besoj që nuk e kam merituar. Nuk e kanë merituar as qytetarët e Kosovës ta shohin diçka të tillë. As më pak unë s’kisha dashtë që askush të mos jetë në një pozitë çfarë kam qenë unë atë ditë. Unë edhe në momentet që isha duke i shpjeguar në organe hetimore, pa asnjë ngarkesë unë kam kërkuar falje publike. Sepse me atë incident janë shqetësuar shumë njerëz….”, ka thënë Zemaj.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka