Zëdhënësit e Gjykatës Speciale, Michael Doyle dhe Angela Griep, kanë mbajtur sot një konferencë për media për gazetarë nga Kosova, lidhur me procesin gjyqësor që po vazhdon në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e për të cilin në Kosovë po bëhen kritika të mëdha, raporton Express
Zëdhënësit kanë thënë se Gjykata është e themeluar në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe përgjigjet rreth legjitimitetit të saj janë në Kushtetutën e Kosovës. Ata thonë se duan që njerëzit të kuptojnë se roli i Gjykatës është që të japë gjykime të drejta, të paanshme dhe të pavarura.
“Gjykata është themeluar në bazë të Kushtetutës së Kosovës që doli nga marrëveshja ndërkombëtare me Kosovën. Pyetja rreth legjitimitetit të Gjykatës gjen përgjigje në Kushtetutën e Kosovës. Megjithatë, kur bëhet fjalë për legjitimitetin, ne duam që njerëzit të kupton që roli i kësaj Gjykate është që të japë gjykime të drejta, të pavarura dhe të paanshme për individët të cilët Prokuroria Speciale i ndjek, apo për të mbrojtur dëshmitarët dhe për të siguruar të drejtat dhe dinjitetin e viktimave”, kanë thënë atë në konferencën për media, shkruan Express.
Tutje ata kanë theksuar se Gjykata Speciale merret vetëm me përgjegjësi penale individuale dhe se Dhomat e Specializaura mbajnë përgjegjës “vetëm individët për krimet me të cilat ngarkohen në aktakuzë” dhe jo “grupet etnike, organizata apo komunitete”.
Në këtë konferencë zëdhënësit kanë përmendur edhe ankesën që mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë ndaj gjyqtarëve për pyetjet që kanë bërë ndaj dëshmitarëve dhe për përgjigjen që gjyqtarët kanë pasur ndaj kësaj ankese.
“Gjyqtarët rikujtuan se në bazë të Rregullores së Punës dhe provave atyre u lejohet apo edhe kërkohet që të bëjnë pyetje pasi që është detyrë e tyre të përcaktojnë të vërtetën. Kufizimi i aftësisë së tyre për të bërë pyetje do të ndërhynte në rolin e tyre si një gjetës neutral i fakteve”.
Të tjera
Aktuale
Një muaj nga vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati
Gjilani u trondit rëndë më 10
Lajme Opinione
Isuf Bajraktari: Fitues i vogël në mesin e të vegjëlve
Në Kosovë sot nuk kemi pozitë
Lajme
Ndalohet kontrabanda e “botoksit” e “fillerëve”, Dogana e Kosovës tregon vlerën
Njësitet për Anti-Kontrabandë të Doganës së