Edicioni i katërt i reality shout më të ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP, është në prag të nisjes, ndërsa rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet për emrat që mund të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Producentja Olsa Muhameti dhe prezantuesi Alaudin Hamiti po punojnë intensivisht për përgatitjet e sezonit të ri, megjithëse data e saktë e fillimit ende nuk është bërë e ditur nga organizatorët.
Në mesin e shumë emrave që po përmenden, një ndër më të përfolurit është magjistari shqiptar Sali Buzhala, i njohur për publikun me pseudonimin MagicSal.

Ai prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka fituar popullaritet falë shfaqjeve të tij të veçanta magjike dhe paraqitjeve karizmatike në rrjete sociale.
Spekulimet për përfshirjen e tij në Big Brother VIP Kosova kanë ngjallur shumë kureshtje tek publiku, pasi pritet që MagicSal të sjellë një energji ndryshe, duke ndërthurur magjinë, humorin dhe karizmën brenda shtëpisë.
Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo vetë artisti, emri i tij është përmendur gjerësisht në rrjetet sociale dhe në mediat rozë, duke u bërë një ndër kandidatët më të mundshëm për këtë sezon.
Nëse këto zëra rezultojnë të vërteta, atëherë publiku mund të presë një sezon plot befasi, argëtim dhe magji në Big Brother VIP Kosova 4.



Të tjera
Aktuale
Komuna e Gjilanit planifikon t’i furnizojë me pako ushqimore shërbyesit civil (Dokument)
Komuna e Gjilanit ka shpallur një
Aktuale
Hargreaves: Njohja e Kosovës nga Siria forcon paqen në Ballkanin Perëndimor
Ambasadori britanik në Prishtinë ka thënë
Aktuale
Basha: Jemi në rrethana të jashtëzakonshme, andaj u thirr mbledhja e sotme e Kryesisë
Kryeparlamentari Dimal Basha, është deklaruar pas