Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka kritikuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar si të papranueshëm politikisht kalimin nga votimi i hapur në votim të fshehtë për votimin e kryetarit.
Sipas tij, kjo mënyrë e veprimit është një formë imponimi në rendin e ditës.
“Besoj se do të jetë më e qartë Gjykata Kushtetuese, sepse tashmë e kemi çuar ndërhyrjen e votimit të fshehtë që po bëhet në Kuvendin e Kosovës, pra është një imponim në rendin e ditës, nga votimi i hapur në votim të fshehtë”, deklaroi Xhaferi në Tëvë1.
Ai kritikoi edhe rolin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.
“Dehari nuk është asgjë më shumë se një nga 120 deputetët e tjerë. Mosha e ka përcaktuar që ai të jetë përcaktues i seancës, por ai duhet të zbatojë një rend të ditës. Kaq e thjeshtë është situata në Kuvendin e Kosovës. Kur ti nuk je në gjendje me kalu këtë situatë, atëherë ti nuk je në gjendje as me qeverisë me vendin,” u shpreh ai.
Përveç krizës institucionale, Xhaferi ngriti alarmin edhe për përkeqësimin e situatës ekonomike në vend, duke theksuar se kriza me furnizimin me energji elektrike është duke ndikuar drejtpërdrejt në sektorin e biznesit.
“Ne kemi situatë jashtëzakonisht të vështirë ekonomike. Situata me rrymë po e komplikon edhe më shumë atë me bizneset, sepse ato i kemi pasur si partner për zhvillimin e vendit e jo si armik”, theksoi ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet