Xhafer Gashi kishte ofruar dorëheqjen pasi nuk arriti ta fitojë betejën për të parin e Obiliqit në zgjedhjet lokale.
Sidoqoftë, pasi ishte bindur të mbetej në funksionet e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ai tani ka marrë një drejtim të ri.
Gashi ka njoftuar se do të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Pas 12 viteve angazhim si Kryetar i Komunës së Obiliqit, kam pasur fatin që me punë dhe përkushtim të kontribuoj në transformimin e qytetit tonë. Gjatë këtyre viteve kam dhënë maksimumin në zhvillimin e komunës, në zbatimin e ligjeve dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, duke punuar gjithmonë me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve të Obiliqit”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.
“Tani ka ardhur koha për një hap të ri. Do të jem kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me synimin që t’u shërbej me përkushtim të gjithë qytetarëve”.



Të tjera
Aktuale
Nis senaca për presidentin: Konjufca përballë Kollqakut, që të dy të Vetëvendosjes
Kosova ka hyrë në ditën
Lajme
Abdixhiku me ironi: Kushtetuta ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka
Aktuale
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Kosova ka hyrë sot në