Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në kuadër të një vizite në Ballkan e vizitoi edhe Kosovën.
Kjo vizitë ishte e parafundit në vizitat e tij në rajon.
Në Prishtinë ai solli mesazhin e vendit të tij se Gjermania pret që në Kosovë të ketë një “qeveri të aftë” për të vepruar si brenda vendit ashtu edhe jashtë.
Çuditërisht, ndonëse bëri dy postime për vizitën e tij në vendin tonë, tek asnjëri s’e përfshiu kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, nisi një vizitë në Ballkanin Perëndimor me qëllim shfaqjen e mbështetjes gjermane për rrugën drejt Bashkimit Europian të rajonit.
Në Prishtinë ai fillimisht u prit nga presidentja Vjosa Osmani, me të cilën mbajti edhe një konferencë për media në të cilën bëri thirrje për një qeveri të re pas ngërçit disamujor të formimit të institucioneve.
“Votuesit janë duke pritur formimin e saj që prej tetë muaj. Ata kanë pritje të arsyeshme që këto procese demokratike të marrin një përfundim pozitiv dhe këtu bën pjesë edhe një qeveri stabile”, tha ai.
Thirrjet e tij u bënë një ditë para se Glauk Konjufca i Vetëvendosjes të dështonte në sigurimin e mbështetjes në Kuvend për të bërë ekzekutivin.
Përveç Osmanit, Ëadephul takoi edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin nuk e takoi në zyrën e tij, sipas një vendimi të BE-së, por në një sallë Kuvendi.
“Takimi me presidenten Vjosa Osmani dhe vizita te trupat tona të KFOR-it nënvizon rëndësinë që Gjermania i kushton stabilitetit të Kosovës. Progresi në dialogun e udhëhequr nga BE-ja me Serbinë është çelësi për normalizimin e qëndrueshëm – dhe rrugën e Kosovës përpara. Gjermania mbetet një partnere e ngushtë”, tha ai.
Meeting @VjosaOsmaniPRKS and visiting our #KFOR troops underscores the importance Germany attaches to #Kosovo‘s stability. Progress in the EU-led Dialogue with Serbia is key for lasting normalisation – and Kosovo’s path forward. Germany remains a close partner. pic.twitter.com/Lir4Ph0BSh
— Johann Wadephul (@AussenMinDE)November 18, 2025



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make