Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj konferencës së thirrur nga Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale, duke përmendur disa nga aferat korruptive të Qeverisë Kurti.
Bajrami ka thënë se VV-ja duhe të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për Martin Berishajn, për Rezervat Shtetërore e për kontratat sekrete.
Shkrimi i plotë:
Partia që e ka bërë bashkimin kombëtar, që ka ndërtuar 160 çerdhe, që ka zvogëlu çmimin e energjisë elektrike, që e ka përfundu rrugën për Podujevë, Gjilan e Mitrovicë sot po bën histori.
Para Prokurorisë Speciale ka vendosur të kërkojë llogari pse ende s’ka aktakuzë për krimet e Martin Berishajt me tregtinë e energjisë elektrike?
Vetëvendosje sot do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale pse s’ka aktakuzë ndaj Ridit me shokë për korrupsionin me rezervat shtetërore?
Vetëvendosje do të kërkojë llogari nga Prokuroria Speciale për 900 kontratat njëburimore burim i korrupsionit me vlerë prej mbi 240 milionë euro?
P.S.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nuk duhet të frikësohet nga partia në pushteti. Duhet t’iu shkojë deri në fund secilit rast dhe të kryejë punën sipas ligjit për të gjitha rastet e lartpërmendura edhe për rastin e Bansjkës, Radoiçiqit, dhe rastin e koordinimit të Kusarit me Radoiçiqin në emër të LVV-së etj.



Të tjera
Aktuale
Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi
Gjatë aksionit të sotëm të Policisë
Aktuale
Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha
Aktuale
Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu,