VV-ja nuk e nënshkruan kundërshtrimin e shtrenjtmit të rrymës, godasin Bajramin për ‘kinse brengosje për qytetarët’

Shtrenjtimi i tretë i rrymës gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes pashkëputshëm erdhi edhe me fryrje të re çmimesh: duke nisur prej bukës.

Zhvleftësimi i parasë së qytetarëve dhe kapaciteti i tyre për të blerë në rënie të papengueshme, ndërsa partia me votëzotim për ta liruar çmimin e energjisë nuk e ka nënshkruan as një letër kundërshtuese ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Mimoza Kusar-Lila shkarkoi cinizëm ndaj nismës së deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, për të dërguar kundërshtim ndaj ZRrE-së që të anulojë vendimin për shtrejtim prej 16% të rrymës si dhe lënies në pamëshirën e-të-ashtuquajturit “treg i hapur” mbi 1 mijë e 300 bizneseve, perspektiva e të cilëve është energjia elektrike me çmim prej mbi 250% më të lartë se ç’e kanë pasur deri tas.

“Nuk kanë efekt as juridik as politik”, tha Kusari-Lila para gazetarëve bashkë me Faton Peci, teksa po provonin të arsyetonin të katërmbëdhjetin dështim për ta kaluar me doemos Albulena Haxhiun që nuk i ka votat për Kryetare të Kuvendit.

“Po mbledhin nënshkrime për të cilat nuk mnd të kemi asnjë vendimmarrje. Nëse duam të kemi vendimmarrje të plotë, qoftë përmes mbikëqyrjes të trupave të pavarur që i raportojnë Kuvendit, hapi i parë është pjesëmarrja në votim në Kuvendin e Kosovës (…)

(…) ngritja e çështjeve që nuk mund ta kenë asnjë efekt real përveç një politikë, propagandë se kinse po brengosen për biznese apo qytetarët, është e pakuptimtë”, tha Kusari-Lila.

Hykmete Bajrami i reagoi në kohë-reale Kusari-Lilës – duke i kërkuar “të mos frikësohet” nga kontestmi i një vendimi me ndikim aq të madh zingjiror në mirëqenien ekonomike të qytetarëve siç është çështja e energjisë elektrike.

“Nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjën e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve e kanë për detyrë të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi”, shkroi Hykmete Bajrami.

Kërkesa e deputetëve nënshkrues kundër vendimit të ZRrE-së

Katër kërkesa në drejtim të ZRrE-së u nisë nga deputetët nënshkrues: anulimi i vendimit për të lënë bizneset në fatin e të ashtuquajturit treg i hapur – për çka në fakt ka vetëm monopol – e deri te anulimi i vendimit të shtrenjtimit të rrymës për 16.1%

1. Të anuloj ose shtyej për një periudhë prej së paku një viti zbatimin e këtij vendimi, duke i dhënë kohë tregut që realisht të liberalizohet dhe bizneseve që të përgatitën për furnizim me energji në tregun e hapur.

2. Të sigurojë që për çdo veprim të tillë në të ardhmen të merren parasysh opinionet e shoqatave të biznesit dhe të gjitha palëve të interesit.

3. Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, ZRRE të sjellë në Kuvend propozim vendimin për liberalizim të tregut se bashku me analizën dhe ndikimin e tij në sektorin privat.

4. Anulimin e vendimit për rritjen e çmimit të rrymës 16.1% për ekonomitë familjare, me zotimin që pas konsituimit të Kuvendit së bashku të gjejmë mekanizma dhe ndërmarrim veprime alternative të cilat nuk rezultojnë në rritje të tarifave dhe një vale të re të inflacionit.

Të tjera