Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar drejtor i Portit të Durrësit në Shqipëri.
Emërimi i tij është konfirmuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë, e cila ka njoftuar se Aliu do të drejtojë portin më të madh në vend.
Vendimi vjen vetëm dy muaj pas dorëheqjes së tij nga Qeveria Kurti, të cilën Aliu e kishte arsyetuar si “vendim personal”, por që lidhej drejtpërdrejt me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka komentuar emërimin e Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit.
Ai ka thënë është një zhvillim i pritshëm dhe pozitiv për të , sepse sipas Humollit, babai i Liburnit e kishte nisur aktivitetin e tij politik dhe atdhetar në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe kjo trashëgimi ka ndikuar që Aliu të ndihet i lidhur me Shqipërinë .
‘’Babai i Liburn Aliut aktivitetin politik atdhetar e ka nisur në Shqipëri në kohën e luftës së dytë botërore pastaj është rritur me atë frymë , për të Shqipëria e Kosova janë tokë shqiptare’’, tha ish deputeti i VV-së për FrontOnline.
Humolli konsideron se Aliu ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Shqipëri sepse në Kosovë nuk ka pasur më mundësi të kontribuojë në mënyrën që dëshironte, për shkak të mënyrës se si funksionon Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se kjo parti nuk është e përgatitur për qeverisje, por për përplasje të brendshme dhe përqendrohet në çështje dytësore, duke mos u marrë me çështjet themelore të shtetit.
‘’Besoj se Liburni ka ndjenjën që në Shqipëri mund të japë më shumë se në Kosovë për shkak edhe të veprimeve të VV-së sepse VV nuk është e përgatitur për pushtet ajo më shumë është e përgatitur për konflikte të brendshme, merren me imtësira e jo me shtyllat e shtetit’’, deklaroi Humolli.
Në këtë kontekst, Humolli e sheh emërimin e Aliut në Shqipëri si një mundësi për ta vazhduar punën e tij profesionale në fusha që gjithmonë i ka shtyrë përpara, si ndërlidhja infrastrukturore mes dy vendeve dhe projektet strategjike si hekurudha dhe rrugët Kosovë–Shqipëri.
‘’Liburni vazhdimisht ka bërë përpjekje për hekurudhë, për lidhjen e rrugëve Shqipëri-Kosovë kështu që e shoh një mundësi të mirë për Liburnin sepse VV punon kundër programit të vet’’, tha ish bashkë partiaku i Aliut
Ai ka vlerësuar gjithashtu politikën e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e profesionistëve nga Kosova në administratën shqiptare. Sipas Humollit, ata që kritikojnë Ramën për këtë qasje nuk arrijnë ta kuptojnë rëndësinë e hapësirës që po u jepet shqiptarëve nga Kosova sepse janë nivel I ulët politik.
‘’ Këta që po e kritikojnë Edi Ramën ai po u jep hapësirë shqiptarëve nga Kosova të jenë pjesë e shtetit dhe të kontribuojnë për shtetin por te ne niveli është i ulët dhe nuk mund ta vlerësojnë këto veprime’’, tha Humolli. /Frontonline



Të tjera
Showbiz
Kjo është gjendja e Efit pas daljes nga spitali
Efi Dhedhes, e njohur si një
Aktuale
Zemaj për incidentin me qytetarin: U shqetësuan shumë njerëz, s’kisha dashtë askush të jetë në pozitën që isha
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga
Aktuale
Përparim Rama: Albin Kurti nuk sheh Kosovë aty ku s’ka Vetëvendosje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e