Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se është kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Nisma Socialdemokrate.
Hasani ne KlanKosova tha se që nga fillimi i zgjedhjeve ishte për një “jo koalicion me LVV”, duke shtuar se me këtë parti nuk janë armiq, por janë kundërshtarë politikë.
“Kanë kërku edhe nga unë me i mbështetë. Kam thanë nuk e meritojnë votën time, për një mbështetje në formën e tillë. Duhet t’i bëhet zyrtarisht PDK-së ftesa. Ata kanë mendu që me mu mund të kenë një mundësi të bisedës për shkak të transparencës”, tha Hasani
Ai potencoi duhet të kuptohet se LVV nuk është fituese sepse zgjedhjet fitohen me 50 përqind, por ka dalë e para dhe duhet “ta ulë” veten dhe të hyjë në bashkëqeverisje.
“Unë e ndiej veten shumë keq kur shkoj, sepse atë që ne kena premtu, ato që i kena kërku që të realizohen, ato shtyhen përditë. Kjo tregon neglizhencën e kryetarëve të partive”.
Ndër tjerash, Hasani tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të vijë më shpejtë, në të kundërtën duhet që presidentja e vendit, Vjosa Osmani të angazhohet që ta ruajë balancën politike.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make