Janë bërë gati 4 muaj nga vrasja makabre e Bekim Varit, 37-vjeçarit nga Ferizaj.
Vari i cili u varros 6 javë pas vrasjes mizore që tronditi gjithë opinionin, u gjet i groposur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Manastirc.
Për këtë akt tronditës, në paraburgim ndodhet Leutrim Fejza, i cili po përballet me akuzën për “Vrasje të rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit penal të Kosovës.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se derisa hetimet po vazhdojnë, disa kërkesa kanë arritur nga prokuroria me qëllim të zbardhjes së këtij rasti të rëndë.
Dyshimet e para në këtë fazë të hetimeve janë që Fejza këtë akt mizor e ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë.
Pas këtyre dyshimeve, prokuroria ka kërkuar nga Njësia e Kibernetikës detaje rreth dërgimit të mesazheve të Fejzës me persona të tjerë.
Sipas prokurorisë, besohet se vrasja ka ndodhur më 23 janar, ndërsa trupi i tij u gropos në një zonë të largët për të fshehur gjurmët e krimit, për të cilën ka dyshime se janë përfshirë disa persona.
Ndonëse kanë kaluar muaj nga ky rast, familja Vari ende nuk ka pranuar raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Ata kanë kërkuar drejtësi për këtë akt makabër, ndërsa hetimet ende vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje që tronditi Ferizajn dhe mbarë vendin.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu