Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas dy viktimave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.
Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.
I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.
Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.
Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit



Të tjera
Lajme
SHBA nis operacionin “Epic Fury” me dronë kundër Iranit
Forcat e Shteteve të Bashkuara kanë
Lajme
Arifi: Kurti tradhtinë e ka në gjak, edhe Serbia e ka vërejtur këtë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, akuzoi
Ekskluzive Lajme
Osmani sqaron çarjen e parë me Kurtin: Ndodhi për…..
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka