Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende mund të shfaqen edhe riga lokale shiu. Nga orët e pasdites duke shkuar nga mbrëmja vransirat fillojnë të shpërndahen, e priten dhe intervale më të shkurta me diell. Frynë erë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-13m/s.
Temperaturat në rritje të lehtë deri në 18C e 22C, maksimalet, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.
Përgjatë fundjave kushte më stabile shtrihen mbi vend. Do të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 26C. Ditëve të para të qershorit dhe më nxehtë, me maksimale që arrinë deri në 30C e 32C ditën e martë. Parashihet mot kryesisht me diell, pa mundësi për të reshura. Minimalet në rritje, nga 6C e 7C të shtunën në 12C e 14C ditën e martë. Të shtunën ende frynë erëra më të theksuara veriore, e nga dita e hënë të lehta dhe mesatare perëndimore e jugperëndimore, 2-5m/s, njofton Mendimi për Motin.



Të tjera
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura
Ekskluzive Lajme
1 vit nga vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, vetëm një seancë gjyqësore deri tani
Janë bërë një vit që kur
Aktuale
1 muaj kohë për presidentin e ri, Haradinaj ‘‘sfidon’’ Osmanin e ‘‘pasigurt’’
Deri me 4 mars Kosova duhet