Në komunën e Zubin Potokut, përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë kandidatin për kryetar të komunës Milosh Peroviq dhe bartësin e listës Srdjan Vuloviq, janë paraqitur sot në mëngjes në qendrën e votimit në shkollën fillore “Jovan Cvijic”.
Ata janë parë duke u nisur drejt qendrave të votimit së bashku me qytetarë të tjerë, të cilët u drejtuan në mënyrë të dukshëm të organizuar drejt kutive të votimit, raporton KO.
Një skenë e ngjashme është raportuar edhe në komunën e Novobërdës, ku një grup i madh votuesish serbë nga fshati Gornje Kusce janë nisur së bashku drejt qendrave të votimit, duke mbajtur flamurin kombëtar serb në duar – një akt simbolik për të shprehur unitetin dhe mbështetjen për kandidatët serbë në zgjedhjet lokale.
Prania e përfaqësuesve të Listës Serbe dhe mobilizimi kolektiv i qytetarëve nga zyrat e tyre drejt vendvotimeve paraqet një formë të qartë të organizimit të votimit, që mund të ngrejë shqetësime për cenimin e lirisë individuale të votuesve për të vendosur në mënyrë të pavarur.
Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo formë ndikimi që shkel vendimin e lirë të votuesit është e dënueshme me burg. Konkretisht, Neni 210 i Kodit Penal përcakton se:
“Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes serioze, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike apo profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg.”
Ky nen mund të aplikohet edhe në rastet kur qytetarët ndihen të detyruar të votojnë në mënyrë të bashkërenduar, si pasojë e presionit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, qoftë nga subjektet politike apo përfaqësuesit e tyre lokalë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se në tërë territorin e Kosovës janë hapur 938 qendra votimi dhe 2.625 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kanë mbi 2 milionë qytetarë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 93 subjekte politike.



Të tjera
Aktuale
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Bota Lajme
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën