Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ishte ndër të parët që votoi sot në Pejë, në kuadër të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në këtë proces demokratik.
“Në këtë qendër të votimit sot votohet për zgjedhjet parlamentare. Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’i ftoj të gjithë qytetarët të votojnë. Nga ana e KQZ-së, të gjitha përgatitjet janë bërë, përkundër kohës së shkurtër dhe sfidave që kemi pasur. Kemi arritur që procesi të përfundojë në kohë. Dje u zhvillua votimi në diasporë, i cili sipas njoftimeve ka shkuar shumë mirë dhe ka qenë proces i qetë. Qendra në Uashington, Toronto dhe Otavë u mbyllën gjatë natës. Uroj të jetë një ditë e qetë dhe që i tërë procesi të mos ketë asnjë problem”, tha Radoniqi, transmeton Klankosova.tv
Ai bëri të ditur gjithashtu mënyrën e votimit me asistencë për votuesit që kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit.
“Çdo person që ka nevojë për asistim duhet të paraqesë një dokument përkatës, që tregon se nuk ka mundësi të votojë vetë. Varësisht nga nevojat e qytetarëve, mund t’u dorëzohet asistencë. Për ata që nuk dinë të lexojnë, ligji këtë kategori e ka larguar si kategori për të votuar me asistencë. KQZ nuk ua mohon të drejtën e votimit, dhe asistenca mund të jepet deri te kutia e votimit, por jo prapa saj”, vijoi ai. /Klankosova.tv



Të tjera
Lajme
Festim Kabashi pas votimit, poston fotografi familjare: Për shpresë e demokraci
Kandidati i LDK-së për deputet, Festim
Aktuale
Këto janë komunat që po prijnë me daljen më të madhe në votime
Qytetarët e Kosovës u janë drejtuar
Aktuale
KQZ: pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 13:00 ishte 17.84%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se