Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se për të lehtësuar procesin e votimit jashtë Kosovës, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete për votuesit e regjistruar për votim me postë.
Sipas KQZ-së, kutitë postare janë të vendosura në: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.
Në lidhje me procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime, KQZ sqaron se “Më 14 dhjetor, KQZ ka nisur procesin e dërgimit të pakove me fletëvotime për rreth 58 mijë votuesit e regjistruar jashtë vendit për votim me postë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.”
Fletëvotimet janë shtypur në Slloveni dhe kanë arritur në Kosovë më 12 dhjetor, ndërsa shërbimi votues i KQZ-së ka bërë përgatitjen e pakove individuale për secilin votues të regjistruar. Çdo pako ka një numër të veçantë gjurmimi, duke u mundësuar votuesve të ndjekin vendndodhjen e saj gjatë gjithë rrugës:
“Në çdo dërgesë postare, është vendosur nga një numër i veçantë gjurmimi dhe u është dërguar votuesve të regjistruar, të cilët mund të shohin vazhdimisht vendndodhjen e pakos me fletëvotim.”
Votimi përmes postës përfundon më 27 dhjetor 2025.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga