Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë ditën e premte në një incident fizik me një qytetar. Ky incident ka nxitur disa reagime.
Një reagim mbi situatën e ka bërë edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, transmeton Telegrafi.
Citaku ka përmendur një rast kur ishte sulmuar me vezë, duke theksuar se ajo kishte gabuar që rastin nuk e kishte iniciuar tek organet përgjegjëse.
Mes tjerash, ajo ka shkruar se “për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë”.
Reagimi i plotë:
“Nuk e harroj kurrë, diku para tetë vitesh, isha në Universitetin e Colorados, në një bashkëbisedim për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.
Isha mysafire e Ambasadorit Christopher Hill, i cili atëkohë shërbente si dekan në Departamentin për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Drejt fundit të diskutimit, një vajzë e re nga Kosova u ngrit, më quajti vrasëse e kriminele ( duke aluduar në rastin Dehari), ndërsa Ambasadorin e akuzoi se po promovonte “vrasësit”.
Në fund, na goditi me vezë.
Gabimi që bëra atëherë ishte se nuk e nisa rastin tek organet gjegjëse, sepse sulmi ndaj Ambasadorit të një vendi është vepër e rëndë, për arsye të imunitetit diplomatik. Zgjodha ta amnistoja.
Por sot e di se rastet e tilla duhet të ndiqen ligjërisht. Dhuna, qoftë fizike apo verbale, nuk duhet as të amnestohet, as të normalizohet.
Për dekada, eksponentë të VV-së kanë sharë, fyer e kërcënuar. Kanë mbjellë helm e kanë stigmatizuar. Si pasojë, shoqëria jonë është më e polarizuar se kurrë më parë.
Pjesë të përgjegjësisë kemi edhe ne, sepse shpesh kemi zgjedhur heshtjen në vend të ligjit, faljen në vend të drejtësisë”



Të tjera
Uncategorized
Betflag live casino: tutto ciò che devi sapere per iniziare a giocare
In questo articolo esploreremo il mondo
Aktuale
Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë
Vjosa Osmani po kërkon mandatin e
Aktuale
Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë