Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka komentuar situatën politike në vend dhe procesin e krijimit të Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare.
Sipas tij, mund të ketë vonesë në formimin e Qeverisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për koalicion që së bashku me votat e pakicave joserbe siguron shumicën e nevojshme.
“Krijimi i Qeverisë ndërlidhet me rezultatet e votimeve parlamentare të 9 shkurtit e jo me këto komunale. Vonesa në formimin e Qeverisë mund të ketë nëse nuk ka marveshje për një koalicion i cili bashk me votat e pakicave joserbe do të ketë votat e duhura. Dhe jo vetëm vonesë, pore nuk ka fare Qeveri pa koalicion”, ka thënë Vllasi në një prononcim për IndeksOnline.
Vllasi thotë se partitë opozitare do të kërkojnë Qeveri koalicioni, ndërsa gjithçka do të varet nga cila parti do të pranojë ofertën e Kurtit.
“Mendoj se koalicioni më i preferuar do të ishte VV-LDK.”
Vllasi shton se rezultatet e zgjedhjeve komunale nuk duhet të kenë ndikim në krijimin e koalicioneve qeveritare.
“Rezultatet e zgjedhjeve komunale nuk duhet të ishin vendimtare për koalicion qeveritar. Pra, as në Prishtinë.”
Sipas tij, Vetëvendosje nuk ka kapacitet të formojë Qeveri pa hyrë në koalicion.
“VV nuk ka kapacitet të formoi Qeveri pa koalicion.”
Sipas tij, problemi kryesor është se as VV dhe as partitë opozitare nuk janë të kënaqura me rezultatet e zgjedhjeve, pasi të gjitha kanë pritur më shumë.
“Problemi kryesor është që as VV as partitë opozitare nuk janë të kënaqura me rezultatet e zgjedhje ngase done më shum. VV dëshiron të qeveris vet, pra më shum se 50%. Partitë opozitare poashtu donë më shum ashtu që VV ta çojnë në opozitë. Në zgjedhje të reja VV do të ketë ramje të dukshme ngase votuesit i ka zhgënjyer me lojra dhe bllokata lidhur me konstituimin e Parlamentit. Sidoqoft Kurtit po i konvenon zhagitja sa më gjat sepse ai edhe kështu po qeverisë. Sidoçoft, kriza do të zgjas.”, tha tutje Vllasi.
Sipas Kushtetutës, në rast se Qeveria nuk e merr shumicën e votave të nevojshme në Kuvend, presidentja duhet që brenda 10 ditësh ta mandatojë një kandidat tjetër. E nëse Qeveria dështon të zgjidhet edhe herën e dytë, atëherë presidentja duhet të shpallë zgjedhje e të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpallja e tyre./
Të tjera
Lajme
Përfundon protesta në Tiranë në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar protesta, “Unë jam UÇK”
Lajme Opinione
Gani Geci: Sikur në Tiranë do t’i printe protestës Rifat Jashari, edhe unë do të isha aty!
Të dashur miq, Sikur sot,
Aktuale
Kosova rrezikon fondet e BE-së për shkak të mungesës së institucioneve funksionale
Komisioni Evropian ka njoftuar dje