Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Sankovc të Gllogocit, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer një veturë dhe kanë grabitur dokumente personale, stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas informacioneve që ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, më 26.12.2025 rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Drenas ka pranuar njoftim se në parkingun e Hotelit “Princes” kishte ndodhur një vjedhje nga një veturë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar ankuesin Z.M.
Ankuesi ka deklaruar se së bashku me familjen e tij ishin duke qëndruar në hotel dhe pas përfundimit të pushimit, me t’u kthyer te vetura e tyre e tipit BMW me targa austriake, kanë vërejtur se xhami i automjetit ishte thyer.
Nga vetura dyshohet se janë vjedhur pesë (5) pasaporta me viza të Republikës së Austrisë, që u përkasin anëtarëve të familjes, një çantë krahu me stoli ari në vlerë rreth 1.000 euro, si dhe rreth 900 euro para të gatshme.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë relevante policore dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe mbetet nën hetim.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite