Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se ky vit po mbyllet me “shumë lajme shumë të mira” për vendin dhe qytetarët.
Në top listën e lajmeve të mira për vendin, sipas tij, janë shtesat, rritja e pensionit, forcimi i ushtrisë, e të tjera.
Postimi i Albin Kurtit në Facebook:
Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave.
Këto janë top 10 lajmet e mira të vitit 2025:
Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro;
Rritja e pensionit bazik në 150 euro;
Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3;
4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së;
Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura;
Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve;
Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018;
Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë;
Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë;
![]()
Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti.



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën