Një aksident trafiku ka ndodhur sot, rreth orës 18:50, në fshatin Shirokë të Suharekës, raporton Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili ka bërë të ditur se një automjet ka goditur dy këmbësore femra derisa ato po kalonin rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Si pasojë e aksidentit, të dyja këmbësoret kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në Qendrën e Emergjencës për t’u dhënë ndihma mjekësore.
“Njësitë e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin me qëllim të sqarimit të rrethanave të aksidentit”, tha tutje ai.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka