Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana.
Ky i fundit për Gazetën Express ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime dhe se i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
‘’Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Tirana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit’’, ka njoftuar Pllana.



Të tjera
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga
Lajme
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet të mbajë mot