Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, ku është propozuar Albin Kurti si kandidat për kryeministër të vendit.
Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes, foli për krizën politike që po kalon vendi, duke e cilësuar si një nga përpjekjet më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor.
Sipas tij, që nga certifikimi i zgjedhjeve, partitë opozitare kanë tentuar të delegjitimojnë fitoren e Vetëvendosjes.
“Partitë politike të cilat e kanë shpallur veten kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje, qysh prej certifikimit të zgjedhjeve janë munduar të thonë se vetëm një votë më pak se 50 për qind, dhe shteti mbetet pa Kuvend”, ka deklaruar Konjufca.
Ai theksoi se krijimi i institucioneve është shprehje e vullnetit të popullit, duke kritikuar qëndrimet që bllokojnë themelimin e Kuvendit dhe Qeverisë.
“Çështja e themelimit të Kuvendit është akt i rendit të vullnetit të popullit si rezultat zgjedhor. Të jesh kundër themelimit të vendit, është sikur të jesh kundër vetvetes. Në fund mund të thuhet se kriza zgjati se partitë vendosën që VV-ja të mos ketë kryetare Albulena Haxhiun, kurse kjo krizë po zgjatë ende sepse ato po mendojnë që nuk ka republikë pa një nënkryetar serb”, u shpreh Konjufca.



Të tjera
Lajme Showbiz
Më në fund zbulohet e dashura e Klodit për të cilën refuzoi Elijonen dhe Beniten
Është zbuluar më në fund vajza
Aktuale
Hiqen dilemat për kandidaturën nga familja Jashari, deklarohet edhe Bekim Jashari
Anëtarë të familjes së heroit të
Aktuale
BE shtrëngon kontrollet mbi përbërësit e ushqimeve për foshnjat
Pas një skandali që përfshiu ushqimet