Veç pak ditë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive, Armend Muja, deputeti i partisë së Kurtit ka hedhur akuza dhe kritika ndaj partisë së Lumir Abdixhikut.
Muja, ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke i cilësuar ato si kontradiktore dhe të drejtuara vetëm në mbrojtje të grupeve të caktuara të interesit.
Në një postim në Facebook, Muja thotë se gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, kur ishte miratuar Ligji për Çmimet Tavan me qëllim që të ndaloheshin rritjet e pakontrolluara të çmimeve nga ana e marketeve, LDK kishte kundërshtuar iniciativën duke e dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese me arsyetimin se ishin në mbrojtje të ekonomisë së lirë të tregut.
“Tash, kur disa kompani do të dalin në treg të hapur të energjisë, LDK thotë jo, nuk bën të dalin në treg të hapur”, ka shkruar Muja.
Ai ka vlerësuar se një qasje e tillë e partisë opozitare është në kundërshtim me logjikën ekonomike dhe politike që vetë LDK pretendon ta ndjekë.
“LDK është kontradiktore në logjikë por konsistente në mbrojtjen e grupeve të interesit”, ka përfunduar Muja, duke lënë të nënkuptohet se qëndrimet e LDK-së nuk burojnë nga parime të qëndrueshme ekonomike, por nga interesa të caktuara.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit