Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raportohet se gjatë fillimit të javës së ardhshme do të vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportimeve në media, të hënën më 05.08.2024 Kryeministri i Kosovës do të takojë homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Kryeministrin Hristjan Mickoski.
Siç mësohet, takimi do të mbahet në ora 10:00 ku do të marrin pjesë edhe disa anëtarë tjerë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN.
Gjithashtu bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Kjo vizitë ndodh në kohën kur Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit që ndodhi në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kur policia e aeroportit i ka kërkuar kësaj të fundit që të dorëzojë çantën e dorës dhe telefonin celular për kontroll, pas çka ka pasuar një zënkë mes sigurimit të Presidentes dhe atyre të aeroportit.



Të tjera
Aktuale
Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota
Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha
Aktuale
Prizreni kampion i keqpërdorimit të votave: 109 të ndaluar dhe mbi 68 mijë vota të manipuluara
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, Petrit Kryeziu,
Aktuale
Kurti e tregon “recetën sekrete” të qeverisjes së tij
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka