Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh (secilit veç e veç) të dyshuarve: Astrit Kazmi, Argjend Qupevaj, Arben Qupevaj, Albin Qupevaj, Fatmir Mujaj, Visar Muriqi dhe Ekrem Bajrami, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shprëndarja dhe shitja e pautorizuar e narkotikëve”, si dhe për “Shpëlarje të parave”.
Gjatë ditës u raportua mbi përmbajtjen e kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ku tregohet si bëhej transportimi, kamuflimi e shitja e narkotikut.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe pas mbajtjes së seancës dëgjimore vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate.
“….duke qenë se të njëjtit dyshohen për vepra të rënda penale, nëse të pandehurit lihen në liri, mund ti shmangen procedurës penale dhe mund të jenë të pakapshëm për organet e drejtësisë, të njëjtit mund të asgjësojnë, fshehin, falsifikojnë provat e veprës penale ose mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, po ashtu mund të ndikojnë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
18 vjet nga miratimi, më shumë raste në Gjykatë: A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh
Aktuale
Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën
Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin