Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në një konferencë për media ka shpallur dekretin përmes të cilit ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës. Osmani ka thënë se do të caktojë datën e re të zgjedhjeve pas konsultimeve me partitë politike. Kjo pas dështimit të Kuvendit të Kosovës që të zgjedh presidentin e ri deri mesnatën e 5 marsit.
Lajmi për këtë vendim të Osmanit ka kapur shpejt edhe mediat nëpër shtete të ndryshme të botës. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin, duke thirrur zgjedhje të reja, të tretat në më pak se një vit.
“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpërndau parlamentin dhe thirri zgjedhje të parakohshme, të tretat në pak më shumë se një vit, një ditë pasi ligjvënësit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të ri shteti brenda afatit kushtetues”, raporton Reuters.
Për këtë vendim të Osmanit raportojnë edhe mediumi france “RFI”, dhe gjithashtu edhe media austriake, turke, polake nga Pakistani e Luksemburgu./Express/









Të tjera
Aktuale
Kurti i reagon Osmanit: S’mund të flasim për zgjedhje të reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Aktuale
Haxhiu ia nis Kushtetueses emrat e deptuetëve që munguan: Të detyrohen të votojnë për President
Albulena Haxhiu bashkë me nëntë deputetë
Lajme
Goditja tjetër nga kabineti i Kurtit ndaj Osmanit për ndryshimet kushtetuese
Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj,