Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se presidentja Osmani duhet ta qojë vendin në zgjedhje në datën e kërkuar nga opozita.
Ajo tha se partitë janë duke e pritur vendimin e Osmanit, pasi i kanë prezantuar idetë e tyre.
“Osmani e ka obligim ligjor që t’i ftojë për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Opozita e ka dhënë një opsion për zgjedhje dhe po presim vendimin e Osmanit. Meqenëse shumica e partive kanë qenë për një datë mendoj që duhet të shkohet në zgjedhje në datën që është kërkuar”, deklaroi Kadrijaj.
Deputetja Kadrijaj thotë se AAK e ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.
Ajo e ka vlerësuar si përformancë më të dobët që ka pasur Qeveria aktuale.
“E kemi kërkuar që Kurti të dorëhiqet, por s’ka pranuar se a do të ndodh kjo është vendim i Qeverisë. Ai ka thënë që s’ka arsye, por përformanca e kësaj qeverie është me e dobëta ndonjëherë pa asnjë transparencë”, potencoi ajo.



Të tjera
Aktuale
Pacolli reagon ndaj pretendimeve se ishte në dijeni për vrasjen e Liridona Ademajt
Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i
Aktuale
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak reshjet e borës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK)
Aktuale
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet për përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se