Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se bizneset të cilat po nënshkruajnë kontrata për energjinë elektrike do të paguajnë nga 250-300% më shtrenjtë se sa çmimet aktuale.
“Dhe kjo vërtetë është e papranueshme, vërtetë kjo protestë e jonë nuk ka qenë e ushqyer nga politika, ne nuk kemi traditë të protestave socio-ekonomike,” tha ai.
“Në të kundërtën, atëherë kërkesat e bizneseve prodhuese dhe shërbyese janë tepër të rënda dhe ashpërsuese, dhe ne nuk dëshirojmë të vijmë në atë moment kur mund të paralizojmë edhe tregun edhe shërbimet, dhe këto janë çështje që ne, përfaqësuesit e bizneseve, nuk do të dëshironim t’u riktheheshim protestave që do ta ndalin ekonominë,” tha ai.
“Protestat tona janë për të zhvilluar ekonominë, jo për pushtet, por protesta që duan të zhvillojnë shtetin, dhe po themi: le të punojmë, nëse nuk jeni në gjendje të na ndihmoni, mos na pengoni,” u shpreh Shahini.
Shahini po ashtu trego se bizneset kosovare po marrin oferta nga vendet e rajonit për t’i zhvendosur bizneset atje.
“Bizneset prodhuese janë në hall. Vjen momenti kur bizneset aktuale që kanë mijëra punëtorë janë duke shqyrtuar mundësinë për të dalë në ndonjë treg afër dikund, dhe qeveritë e tjera po ofrojnë oferta shumë joshëse dhe shumë miqësore për biznese, duke ofruar tokë për 99 vjet për shfrytëzim për 1 euro, zona industriale dhe energji elektrike për 70% më lirë për 70% të punësuarve me mbështetje të institucioneve të atij vendi, kurse pagat për ata punëtorë deri në 3 vjet i garantojnë me një vlerë mbi 50%. Nëse këto ndodhin, bizneset tona do të lëvizin lirshëm andej ku është më lehtë.”, u shpreh ai.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make