Alban Zejnullahu, vëllai i viktimës Agon Zejnullahut, ka thënë se i gjithë rrjeti zingjiror i shtetit ka qenë fshehja e rastin, ai vlerëson se ka pasur instistim që pas rrahjes vëllau i tij ka vdekë aty.
Ai falënderon mjeken e cila ka dalur para mediave për sqarim lidhur me këtë rast.
“Krejt rrjeti zingjiror i shtetit ka qenë me fshehë rastin me insistu që dmth pas rrahjes ka vdekë këtu, sulm infrakt ose diqka. Por edhe pse nuk e njohim personalisht e falënderojmë shumë atë doktoreshën që ka dalë para mediave dhe ka treguar realitetin që e falënderojmë shumë”, ka deklaruar ai para mediave.
I pyetur se pse mendon që ka “ndodhur i planifikuar ky rast”, ai tha se në mënyrë të videos shihet si planifikim, teksa shtoi se nëse nuk e merr shteti në dorë, familja e tij do të marrin këtë rast.
“Ne nuk kemi fakte, dhe nuk guxojmë me thanë direkt, në mënyrë të videos shihet si planifikim doket mrena dy tre minutave policët civil rasisht dalin prej kerrit edhe një grua bërtet vinë tani policia. Su kanë e rastishme 5-6 veta a po kupton. Na i kemi dyshimet tona, na prapë i besojmë institucioneve të shtetit, nëse nuk i besojmë nuk kisha jetu në këtë vend, shpresojmë se ka hala njerzë të mirë. Nëse nuk e merr shteti në dorë, na kena me marrë këtë rast, e themë më bindje të plotë”, theksoi Zejnullahu. /21Media



Të tjera
Lajme
S’ka raportime nga shtetet e Gjirit për sulme gjatë natës, për herë të parë që prej fillimit të luftës
Është mëngjes në Gjirin Persik, ku
Lajme
Gjendja e armëpushimit dhe e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, CNN sjell të rejat e fundit
Ka më shumë konfuzion rreth armëpushimit
Aktuale
Prapaskenat: Kush i luajti fijet për marrëveshjen mes Trump dhe Khameneit
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë u habitën