Ka vdekur gjatë trajtimit mjekësor në QKUK i dyshuari për plagosjet mbrëmë në Ferizaj. Sipas policisë, ai kishte shtënë fillimisht në drejtim të së dashurës së tij e më pas kishte qëlluar veten.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, tha ai.
Mbrëmë, i dyshuari, tashmë i ndjeri, ka shtënë me armë zjarri drejt të dashurës së tij, L.U., 24-vjeçare, e cila fillimisht u dërgua për trajtim në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK.
Raporti i plotë i policisë:
Lidhur me rastin e datës 10.04.2026 në Ferizaj, ku mbetën të plagosur dy persona, ju njoftojmë si në vijim:
Më 10.04.2026, rreth orës 22:00, është raportuar rasti ku kanë mbetur të plagosur dy persona: L. U. (24-vjeçare), femër, kosovare, dhe V. K. (32-vjeçar), mashkull, kosovar.
Viktima e rastit, L. U., pasi ka pranuar ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve.
Ndërsa personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.
Rasti fillimisht është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa pas rrethanave të reja, mbetet në kompetencë të prokurorit për cilësimin e mëtejshëm ligjor.



Të tjera
Aktuale
Projektligjet që u miratuan mes përplasjesh opozitë-pozitë
Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate
Lajme
27 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit- Katanas
Sot shënohen 27 vjet nga rënia
Aktuale
1.86 nafta, 1.44 benzina dhe 0.85 euro gasi për litër, çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë