Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve të fundit kanë humbur jetën mbi 160 persona.

Ky sektor vlerësohet si më i rrezikshmi për sigurinë e punëtorëve. Për shkak të mosrespektimit të ligjit dhe masave mbrojtëse, Inspektorati i Punës ka shqiptuar mbi 1,700 gjoba.

Me dhjetëra punëtorë, vit pas viti, humbin jetën në vendet e tyre të punës në Kosovë. Në vitin 2025 u evidentuan 19 raste me fatalitet, 11 prej të cilave në sektorin e ndërtimtarisë.

Përkundër përpjekjeve për përmirësimin e kushteve, sektori i ndërtimtarisë dhe fusha të tjera të industrisë vazhdojnë të jenë ndër më të rrezikshmet për sigurinë dhe jetën e punëtorëve.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Vesel Zhinipotoku, tha për RTK-në se gjatë inspektimeve është konstatuar mungesë e masave të sigurisë dhe e obligimeve të tjera në vendpunishte ndërtimore. Subjektet që nuk kanë zbatuar ligjin janë gjobitur.

Inspektorati Qendror i Punës, bazuar në planin e punës, realizon në vazhdimësi inspektime duke u mbështetur në vlerësimin e rrezikshmërisë, me prioritet sektorin e ndërtimtarisë si sektor me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë vitit 2025 janë shqiptuar 1,747 masa ndëshkimore ndaj subjekteve që kanë shkelur dispozitat e legjislacionit që mbikëqyret nga IQP.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe atyre të sektorit privat, për tetë vjet mbi 160 persona kanë humbur jetën në vendin e punës.

Nga kjo sindikatë shprehen shqetësime për kushtet në të cilat punojnë shumë punëtorë. Për shkak të natyrës së punës, të rrezikuar mbeten edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ndërkohë, pronarë të kompanive ndërtuese kanë deklaruar se kushtet e punës janë përmirësuar, bashkë me to edhe pagat.

Të tjera

Ekskluzive Lajme

Versioni i plotë për ngjarjen e rëndë në Majac

Policia e Kosovës ka dhënë më

Aktuale

Publikohet fotografia e Ilaz Brahimit, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin

Aktuale

Tri vrasje brenda javës në Kosovë

Kosova është tronditur nga tri raste