Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar dje në lagjen “Fan Noli” në Mitrovicë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, viktima është identifikuar si Kumrije Avdiu, rreth 56-vjeçare, e cila jetonte e vetme.
Rasti është zbuluar pasi shoqja e saj ka alarmuar Policinë, duke raportuar se e ndjera nuk po i përgjigjej thirrjeve të saj telefonike. Pas njoftimit, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë ndërhyrë në banesë duke thyer derën, ku më pas është gjetur trupi i pajetë i gruas.
Fillimisht, në konsultim me prokurorin kujdestar, nuk është iniciuar rast penal dhe trupi i të ndjerës i është dorëzuar familjes.
Mirëpo, më vonë, vëllai i saj është paraqitur në stacionin policor dhe ka kërkuar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Pas këtij veprimi, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion dhe rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes janë në vijim.



Të tjera
Lajme
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Importet e gazit të Irakut nga
Lajme
Rrjeti i fajdes në Prizren: 700 mijë euro dëm, Policia shpall në kërkim këta persona
Policia e Kosovës, ka shpallur në
Aktuale
EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet
Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu