Ndonëse, autopsia ka përfunduar, por nuk dihet se sa kohë do marrë edhe përfundimi i raportit.
“Ashtu siç jeni njoftuar më parë, autopsia e të ndjerit është kryer me urdhëresë nga Prokuroria. Aktualisht, mostrat e marra gjatë autopsisë nuk janë dërguar jashtë vendit. Për çdo veprim të tillë, përfshirë dërgimin e mostrave për analizë jashtë shtetit, nevojitet urdhëresë shtesë nga Prokuroria, dhe në këtë drejtim jemi në kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente për të përcaktuar hapat e mëtejmë. Është përfunduar vetëm autopsia, nuk është përfunduar raporti”, tha Agron Thaçi, drejtor i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
E sipas njohësve të ligjit, IML e ka të pashmangshme dërgimin e analizave jashtë vendit, proces i cili, nuk pritet të përfundojë në ndonjë kohë të shkurtër.
Ekspertiza mjeko-ligjore si dhe raporti i analizave toksikologjike janë njëri prej faktorëve vendimtarë në rastin shkakut të vdekjes dhe prezencës së substancave alkoolike dhe të tjera në gjakun e të ndjerit. Këto marrin kohë deri në përfundimin e tyre sepse IML, përkatësisht laboratori në kuadër të këtij instituti nuk është funksional dhe të njëjtat duhet të dërgohen për analiza jashtë vendit”, deklaroi Ardian Bajraktari, avokat.
Që të njëjtat të dërgohen jashtë vendit, urdhri duhet të vijë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Por, e njëjta, nuk është përgjigjur në interesimin e Dukagjinit lidhur me çështjen.
Pesë zyrtarëve policor, Gjykata u ka caktuar nga një muaj paraburgim pasi u arrestuan nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan.
Në deklarata publike, familja e të njëjtit kanë thënë se besojnë se zyrtarët policorë në Lipjan përdorën dhunë të tepruar ndaj tij, çka ia shkaktoi edhe vdekjen./RTV Dukagjini



Të tjera
Aktuale
Plakolli i LDK-së: Peci s’na e pranoi një emër për drejtor me këtë arsyetim
Kreu i Degës së LDK-së në
Aktuale
Rizvanolli kërkon sakrificë: Blloqet duhet të ndalen për disa muaj
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane
Lajme
Pse doli emri i Behgjet Pacollit në dosjen Epstein? Kastriot Fetahaj jep shjegimin e tij
Eksperti i sigurisë kibernetike Kastriot Fetahaj