Sulmi terrorist në Banjskë dhe incidentet ndaj trupave të KFOR-it janë konsideruar të papranueshme nga NATO. Për t’u përgjigjur këtyre zhvillimeve, Aleanca Veriatlantike ka vendosur të përforcojë misionin e saj në veri të Kosovës me 1,000 trupa shtesë, si dhe të rrisë aktivitetet patrulluese pranë vijës kufitare administrative.
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se forcat e Aleancës po zhvillojnë patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës në veri, si dhe patrullime të sinkronizuara me forcat e armatosura të Serbisë përgjatë vijës kufitare administrative.
Ai tha se situata po monitorohet nga afër dhe nuk janë vërejtur indikatorë që sugjerojnë ndonjë aktivitet të shtuar rreth AVN-së.
“Sulmi në Banjskë dhe sulmi kundër trupave të KFOR-it në Zveçan janë të papranueshme. NATO u përgjigj menjëherë. KFOR-i u përforcua me 1000 trupa shtesë, dhe KFOR-i shtoi aktivitete patrulluese pranë vijës kufitare administrative. Përfshirë patrullimet e përbashkëta me Policinë e Kosovës në veriun e Kosovës si dhe patrullimet e sinkronizuara mes KFOR-it dhe forcave të armatosura të Serbisë nëpër AVN. Ne nga afër kemi monitoruar situatën dhe nuk kemi parë ndonjë indikatorë që do të sugjeronte për ndonjë aktivitet të shtuar rreth AVN-së. Siç është thënë ne jemi në kontakt të rregullt në nivele të ndryshme me përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë dhe forcave të armatosura në Serbi”, theksoi Ulutash në një intervistë për Tëvë 1.



Të tjera
Aktuale
Peja e nis ditën me krisma, plagoset afaristi i njohur pejan
Një përson është plagosur me armë
Lajme Opinione
Shpërthen kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht
Kryetari i Komunës së Dragashit,
Aktuale
Ukë Rugova reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputet
Deputeti i zgjedhur i LDK-së,