Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në mëngjes fillimisht në veri të vendit me rrebeshe shiu, ndërsa më vonë temperaturat do të ulen ndjeshëm edhe në jug të Kosovës. Në jug në mëngjes mund të ketë ende intervale me diell, por gjatë ditës pritet edhe shtim i vranësirave me rrebeshe shiu e ulje të temperaturave.
Në momentin e depërtimit të frontit të ftohtë ajror orëve të mëngjesit mund të ketë erëra mjaft të fuqishme, por pastaj pritet që gradualisht të normalizohen. Nganjëherë mund të ketë intervale rrebeshesh të dendura shiu sidomos në veri të Kosovës pastaj më vonë edhe në Dukagjin.
Vranësira, freski dhe reshje lokale shiu parashihen edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi, por pa reshje të mëdha.
Në Maqedoninë Veriore me nxehtë, por gjatë ditës edhe në Maqedoni ulje të temperaturave me reshje kryesisht të pakta, lokale shiu. Në Luginë të Preshevës po ashtu reshje kryesisht të pakta shiu dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
E Enjta dhe e Premtja vijojnë mjaft freskët dhe me vranësira e intervale kohore me diell ku mund të ketë edhe reshje të pakta lokale shiu. Në Shqipëri kryesisht kthjellët dhe thatë.
Fundjava vjen me stabilizim të plotë të motit dhe rritje të ndjeshme të temperaturave./MeteoBallkan
Të tjera
Aktuale
Krejt çka u gjet në banesën e zyrtarit komunal në Pejë
Një bastisje e Policisë në Pejë
Aktuale
Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc
Një aksident i rëndë komunikacioni i
Aktuale
Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës, u filmua duke konsumuar lëndë që dyshohet se janë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar një