Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ukë Rugova ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.
Ai ka thënë se është i nderuar që do të ketë mundësi që i shërbej me përgjegjësi qytetarëve të Kosovës në mënyre që të fuqizojnë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës.
Rugova shkruan se me punë dhe angazhim të palodhshëm do ta rikthejnë LDK-në prapë si parti fituese ashtu siç e la presidenti Rugova.
Postim i i plotë i Rugovës:
Falënderoj të gjithë 126,102 votuesit qëndrestarë të vërtetë të LDK-së për besimin që e patën sërish për LDK. I falënderoj që na përkrahën edhe përgjatë fushatës kur ishte mot me mjegull dhe me temperatura të ulta gjithmonë sallat ishin të mbushura me aktivistë e simpatizantë besnikë të LDK-së që ishin aty për të na dhënë mbështetjen e tyre. Tashmë si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës me besimin e mbështetjen Tuaj jam i nderuar dhe i përulur që do të kem mundësi të ju shërbej me përgjegjësi qytetarëve të Republikës së Kosovës në mënyrë që të fuqizojmë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës. Me punë dhe angazhim të palodhshëm do të rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës prapë si parti fituese ashtu siç e la Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova. Këtë fushatë për fat të mirë gjuha e përdorur nga të gjitha subjektet politike ishte mjaft e matur e tash pasi populli i Kosovës ka folur me 28 dhjetor 2025 është koha që të tregojmë përgjegjësi e pjekuri politike që të angazhohemi për ndërtimin e shpejtë të institucioneve të Republikës sonë. Nuk është koha të merremi me vehten, por tash duhet të veprojmë me përgjegjësi për të tejkaluar sfidat e përditshme me të cilat përballen qytetarët tanë. Me respekt e falënderim të përhershëm ndaj gjithë qytetarëve për besimin e përgjegjësinë e dhënë 🙏 Do të jam në shërbimin Tuaj me përkushtimin më të madh, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! Zoti le të vazhdojë të bekojë Kosovën dhe miqësinë e saj të përhershme me ShBA dhe BE! Ukë Ibrahim Rugova



Të tjera
Aktuale
Arrestohet një person për shpëlarje parash, dyshohet për mashtrime në Kosovë dhe Gjermani
Një person është arrestuar sot, nën
Lajme
Kurti e emëron Igor Mitiq zëvendësministër të Bujqësisë
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Igor
Aktuale
Sorensen në NATO, Shekerinska: Aleanca vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,